Shqipëria e shpërblen Presidenten kroate!
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović është shpallur qytetare nderi në qytetin e Beratit.
Kështu ka njoftuar Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Facebook.
“Qytetarja më e re e qytetit të lashtë të Beratit, Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović. Qytetare e Nderit e vendit të ikonografit të famshëm mesjetar Onufri, e qytetit të një mbi një dritareve dhe perlës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s”, shkroi Meta.