20:44 / E Martë, 01 Janar 2019 / indeksADMonline

Shqipëria nis 2019-tën me protesta

Banorët e Astirit, banesat e të cilëve porejen nga projekti i Unazës së Re, e kanë nisur vitin e ri me protesta.

Si çdo ditë, ata kanë bllokuar edhe pasditen e kësaj të hëne qarkullimin e mjeteve në të dyja kahet e kalimit në aksin nga “Pallati me Shigjeta” te sheshi “Shqiponja” .

Ndryshe nga herët e tjera, protesta është shoqëruar me tensione mes banorëve protestues dhe  drejtuesit të një mjeti.Ky i fundit si duket nuk është pajtuar me bllokimin e rrugës.

Në protestë nuk munguan dhe fishekzjarret.

Banorët e Astirit kanë përpiluar 6 kërkesa, të cilat kërkojnë që qeveria t’i plotësojë me çdo kusht.

-Anulimi i projektit të Unazës së Madhe;

-Rifillimi i procesit të legalizimit për të gjitha banesat;

-Rregullimi i kushteve të transportit publik në kryeqytet;

-Ulja e çmimit të karburantit dhe rritja e cilësisë së tij;

-Tu jepen punonjësve të policisë rroga e 13 orët suplementare dhe pagesa e dietave;

-Plotësimi i kërkesave të studenteve dhe rrëzimi i ligjit të Arsimit të Lartë.