12:24 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shqipëria së shpejti ndërton bazën ajrore në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një lajm shum të mirë për shtetin shqiptar. Rama thotë se Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor.

Rama përmes një statusi në Facebook, ka thënë se me fondet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe së bashku me Qeverinë shqiptare, NATO do të investon mbi 50 milion euro, transmeton Indeksonline. Sipas Ramës, investimet do bëhen për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kuçovës.

“Përmes këtij projekti, i cili pritet të nisë brenda këtij viti, Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për policimin ajror; si dhe trainime dhe stërvitje të Aleancës”, shkruan ai ndër të tjerash.

Postimi i plotë:

NJE LAJM SHUME I MIRE!

Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor.

Me fondet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në partneritet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, NATO do të investojë mbi 50 milion euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kucovës.

Përmes këtij projekti, i cili pritet të nisë brenda këtij viti, Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për policimin ajror; si dhe trainime dhe stërvitje të Aleancës.

Kuçova do të shërbeje njëkohësisht edhe si bazë kombëtare për Forcën Ajrore Shqiptare dhe ky Investim strategjik i NATO-s në Shqipëri, do të sjellë një standart të ri për Forcat tona të Armatosura.

Padyshim, një investim i këtyre përmasave krijon mundësi të reja për zhvillimin ekonomik e social të gjithë rajonit ku planifikohet ndërtimi i kësaj baze të re ajrore të teknokogjisë së fundit.

Paralelisht, po zhvillohen diskutime direkte me partnerin tonë strategjik, SHBA, për modernizimin e mëtejsh kapaciteteve ajrore shqiptare. Së shpejti, pritet qe vendimet e përbashkëta të këtyre diskutimeve do të shkojnë për miratimin e Kongresit Amerikan./Indeksonline/