11:17 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rikthehet linja më e gjatë ajrore në botë, udhëtim 19 orësh me këtë kompani

“Singapore Airlines” e ka rikthyer linjën më të gjatë ajrore në botë. Udhëtimi nga Singapori në New York do të zgjatë 19 orë pandërpre. Linja ajrore më parë fluturoi në të njëjtën rrugë , por e ndërpreu shërbimin në vitin 2013 për shkak të joefikasitetit.

Këtë herë, pasagjerët do të fluturojnë në avionin e ri ajror të Airbus A350-900 ULR. Aeroplani përshkuan distancë prej 9,000 milje detare (16,700 km), shkruan Indeksonline.

Aeroplani ka karriget shtrirëse si krevata, ofron ushqime për pasagjerët, ka edhe akses në internet.

Aeroplani ka tavane të lartë, ndriçim të sofistikuar LED, anët e ngushta pothuajse vertikale dhe një nivel të ulët të zhurmës./Indeksonline/