19:45 / E Diele, 23 Shtator 2018

Shqiptarët ‘bosa’ të kokainës në Britani

Bandat shqiptare kanë marrë kontrollin e tregut të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar duke imituar “modelin Amazon” të përdorimit të fitimeve, duke ofruar produkt me cilësi të lartë dhe me çmimin më të ulët të mundshëm.

Në një konferencë, Tony Saggers, ish-kreu i antidrogës në Agjencinë Kombëtare të Krimit (NCA), tha se shqiptarët kanë zhdukur rivalët për një arsye shumë të thjeshtë: Ata kanë krijuar marrëdhënie direkte në Amerikën Latine, rajoni ku prodhohet më së shumti kokaina në botë.

Ai shtoi se suksesi i jashtëzakonshëm i kriminelëve të Ballkanit në Britani nënkuptonte se çmimi i kokainës ishte ulur me një të tretën në 5 vjet, pra  në 30 mijë paund për kilogramë, raporton “The Sunday Times”.