20:18 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shqiptarët ftohen për ndeshjet e Europa League

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka prezantuar listën e futbollistëve që do të luajnë në ndeshjet e Europa League.

Në mesin e futbollistëve janë ftuar edhe dy shqiptarët, mesfushori i Kosovës, Valon Berisha dhe portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha.

Valoni është duke u rikuperuar pas një lëndimi dhe ende nuk ka debutuar me skuadrën në Serie A.

Në listë gjithashtu është edhe futbollisti tjetër me prejardhje shqiptare por që mbron ngjyrat e Danimarkës, Riza Durmisi. /IndeksOnline/