11:50 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shqiptari hidhet nga ura duke i dhënë fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Alessandria ku një shqiptar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ura.

Viktima është një burrë shqiptar, 56-vjec, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Mediat italiane shkruajnë se ka qenë një roje aty pranë që ka parë përtokë një portofol dhe më pas ka pikasur një trup që pluskonte në ujë brenda lumit.

Ai ka dhënë alarmin në polici në orën 02.10, dhe menjëherë në vend ndërhynë forcat policore.

Temat: