12:05 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Theret me thikë një person në Vushtrri

Një i ri është ther me thikë gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm në Vushtrri.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Nystret Mehmeti, i cili ka treguar se therja nuk ishte e rëndë.

Sipas tij, viktima është dërguar për tretman mjekësor por është jashtë rrezikut për jetë.

Mehmeti ka njoftuar se ata kanë arritur të identfikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin i cili tani po mbahet në polici.

“Rreth orës 03:00 ka ndodhur një thirrje me thikë në Vushtrri. Viktima ka marrë tretmanin mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar. Për momentin është ende duke u mbajtur në polici”, ka thënë Mehmeti./Indeksonline/