20:00 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shqiptari vdes tragjikisht në shinat e trenit

Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht pasi u rrëzua në shinat e trenit.

Ngjarja ka ndodhur në stacionin e metrosë në lagjen “Omonia” në Athinë mbrëmë.

Sipas mediave greke, shqiptari u nxorr i vdekur nga shinat e trenit. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërsa dyshohet se ai ka kryer vetëvrasje.

Për më shumë se dy orë, stacioni u mbyll deri në përfundim të hetimeve. Policia tha se viktima është 51 vjeç, ndërsa nuk ka bërë me dije identitetin e tij. Metroja u hap përsëri gjatë orëve të vona të mbrëmjes. /tvklan.al