22:44 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Shqiptari vret gruan me sëpatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Koplikut në Shqipëri, duke shtuar bilancin e krimeve brenda familjes.

42-vjeçari Ylber Bajrakurti ka vrarë me sëpatë gruan Lumnie Bajrakurti në oborrin e banesës. Pas njoftimit të marrë nga fqinjët e familjes ku ndodhi tragjedia, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, njofton tch.

Policia sqaron se autori i krimit është shoqëruar në komisariatin e policisë së Malësisë së Madhe.

Ndërkohë, sqarohet se 42-vjeçari Ylber Bajrakurti vuante nga probleme mendore dhe trajtohej i si sëmurë mendor. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të vrasjes.

Temat: