11:01 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shsht… kryetarët e komunave ‘busy’ me telefona

Kryetarët e gjitha komunave të Republikës janë duke marrë pjesë në një konferencë të thirrur nga Zyra e BE-së në Kosovë rreth inaugurimit të Kartave të Energjisë.

Në disa foto të bëra nga “Indeksonline” shihen kryetarët e komunave të cilët janë ‘busy’ me telefona.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ai i Skenderajt, Bekim Jashari, Qëndron Kastrati i Kamenicës…

Ndryshe, në këtë konferencë pjesmarrës janë edhe Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.