07:43 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shtatë anët negative që i kanë vetëm njerëzit jashtëzakonisht inteligjentë

Ndonëse në shikim të parë mund të duket se shkalla e lartë e inteligjencës mund të jetë gjëja e vetme pozitive, ka disa anë negative të IQ të lartë.

Të gjithë njerëzit inteligjentë kanë mangësi dhe përdoruesit e Quora u përpoqën t’i përmbledhin ato nën titullin “Kur inteligjenca bëhet një mallkim”.

Nga përgjigjet e tyre Business Insider ka tërhequr shtatë anët negative të inteligjencës së lartë:

-Shpesh mendojnë më tepër se sa ndiejnë

– Ata nuk e dinë vlerën e punës së vështirë

– Njerëzit presin prej tyre të jenë vazhdimisht në kulmin e tyre

– Shpesh dinë të korrigjojnë njerëzit e tjerë në bisedat e përditshme dhe kështu i nervozojnë

– Mendojnë shumë dhe analizojnë

– Njerëzit shpesh mendojnë se janë mburracak

– Ata e kuptojnë se sa nuk e dinë