10:46 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / k.v

Shtatë të lënduar në një aksident mes katër veturave në Skenderaj

Policia ka njoftuar se të dielën rreth orës 12 e 30 minuta ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në Skenderaj.

Sipas policisë shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku ku janë përfshirë katër vetura.

Policia njofton se lëndime trupore kanë pësuar 4 meshkuj dhe 3 gra. Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar./IndeksOnline/