13:51 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shtatorja e Komandantit Adem Jashari do të vendoset në Mitrovicë

Është mbajtur mbledhja e 11-të e rregullt e Kuvendit të Komunës, të cilën e udhëhoqi Jeton Ujkani, kryesues i Kuvendit të Komunës, në të cilën përveç këshilltarëve të Kuvendit Komunal, ishin të pranishëm edhe drejtorët e drejtorive komunale.

Para se të votohej rendi i ditës, kryesuesi Ujkani propozoi një pikë të re e që ishte Propozim-vendimi për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore, ndërsa asamblisti i grupit parlamentar të PDK-së, Donjet Bislimi propozoi që në takim të diskutohet edhe për vendosjen e shtatores së komandantit Adem Jashari në Komunën e Mitrovicës. Të dyja propozimet u miratuan nga këshilltarët e KK.

 Në vazhdim këshilltarët e Kuvendit Komunal aprovuan me shumicë votash Propozim-vendimin për shpalljen e konkursit për ndarjen e bursave për studentë për vitin akademik 2018/2019; Propozim-vendimin për formimin e Komisionit për hartimin e Planit të punës të Kuvendit të Komunës për vitin 2019; Plani i caktimit të pikave të grumbullimit të mbeturinave; Propozim-vendimin për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore.

Këshilltarët në këtë mbledhje aprovuan konkluzionin për ndërtimin e shtatores të Heroit Legjendar Adem Jashari në qytetin e Mitrovicës.