20:49 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Shtëpia përfshihet nga zjarri në Skënderaj, vonohen zjarrfikësit (Video)

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin ‘Çitak’ në komunën e Skënderajt.

Siç mëson Indeksonline, në rastin në fjalë ndërhyrja e ekipit të zjarrfikësve ka qenë e vonuar.

Sipas një dëshmitari të rastit, zjarrfikësit janë vonuar më shumë se një orë për të ndërhyrë edhe pse largësia nga qendra e Skënderajt është rreth 18 km.

Përpos dëmeve materiale, nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e zjarrit që përfshiu gjithë shtëpinë./Indeksonline/