12:21 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shtrenjtohet çmimi i makiatos në këtë qytet të Kosovës (Foto)

Makiato vazhdon të jetë pija më e preferuar e kosovarëve. Por, këtë preferencë të kosovarëve, bizneset në Klinë kanë vendosur ta prishin paksa duke rritur çmimin e makiatos.

Nga 50 cent sa ishte deri sot, çmimi i një makiatos në Klinë do të jetë 0.70 cent.

Me anë të letrave njoftuese, qytetarët po njoftohen në shumicën e lokaleve në këtë qytet të Rrafshit të Dukagjinit.

Ndërkohë, Klina vazhdon të jetë qytet i shpartalluar nga brenda pasi që ka vite që qytetarët e kësaj komune përballen çdo ditë me pluhur, zhurma të makinave punuese, gropa të thella, dhe punë të lëna zhag që sa kohë.

Rritja e çmimit të makiatos në Klinë po krahasohet me çmimin e një bureku që të ngopë barkun për pjesën më të madhe të ditës./Indeksonline/

Temat: