75 Mall Live Search
16:06 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shtyhen dy ndeshjet e javës së 10-të në Superligë

Komisioni i Garave i Superligës me kërkesë të klubeve ka vendosur që dy ndeshjet e javës së 10-të, Feronikeli – Prishtina dhe KEK-u – Ferizaj të shtyhen për 7 nëntor.

Kjo për shkak të angazhimit të lojtarëve të këtyre klubeve me ekipet Kombëtare.

Ndërkohë, ndeshjet e tjera do të zhvillohen në mesjavë sipas këtij orari:

Superliga

E martë, 16 tetor

14.45 Liria – Trepça‘89

14.45 Flamurtari – Drenica

E mërkurë, 17 tetor

14.45 Drita – Ballkani

14.45 Llapi – Gjilani./IndeksOnline/