21:02 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Shumë shpejtë Morena Taraku me Dj Dagz & Dj PM (Foto)

Ka kohë që Morena Taraku nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri muzikor. Ish-missi dhe këngëtarja tashmë ka paralajmëruar këngën e re, e edhe kësaj radhe ajo vjen në bashkëpunim, kësaj radhe me Dj Dagz & Dj PM , shkruan Indeksonline.


Këtë e ka paralajmëruar vet Morena përmes një instastory të postuar në rrjetin e saj social Instagram.

Kënga mban titullin “Femnat” por nuk ka treguar së në cilën ditë do të lansohet.


Ndryshe Dj Dagz dhe Dj PM para një muaji lansuan me Lindon Berishën këngën “Hallall e ke” e që është pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga audienca./Indeksonline/