19:27 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shumë zhurmë për asgjë, ka pak rehati te Bayerni

Bayern Munich ka njoftuar sot për një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku morën pjesë trajneri Niko Kovaq e më pas drejtuesit, Ulie Hoeness, Karl-Heinz Rummenigge dhe Hasan Salihamidziq, të cilët i dolën në mbrojtje trajnerit kroat.

Kovaq ka folur rreth periudhës së vështirë që po kalon ekipi dhe rezultateve jo të mira dhe ai pret që Bayerni të kthehet tek fitoret duke filluar nga kjo javë, kur do të ndeshen me Wolfsburgun.

“Ndeshjet e fundit nuk kanë qenë më të këqija se ati të fillimit të sezonit. Pashë një skuadër që angazhohej ndaj Gladbachut”, ka thënë Kovaq.

“Sigurisht që rezultatet e fundit nuk kanë ato që priteshin, por shumë shpejt do të kthehemi në rrugën e duhur”.

“Ndaj Wolfsburgut do të jetë një ndeshje shumë interesante dhe me intensitet. Kemi nevojë vetëm për pak fat.”

Kovaq mohon që të ketë pakënaqësi në zhveshtore, madje siguron se atmosfera është shumë e mirë.

“Humori është mirë, të gjithë duan të kthehen te fitoret”. “Ndryshimet e shumta në formacion? Nuk mund të luash me të njëjtët futbollistë dy herë në javë për gjashtë javë radhazi. Nuk mund të funksionojë”, ka theksuar ai.