12:11 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Si bëhet matja e kuajfuqive?

Kuajfuqi (horsepower) është njësi matëse që llogaritë fuqinë e një pune.

Kjo njësi matëse fillimisht u krijua në fund të shekullit 18, nga një inxhinier skocez, për të krahasuar fuqinë e motorëve me avull me fuqinë aktuale të një kali.

Më vonë, kjo njësi është përdorë për të matur fuqinë e motorëve me pistona, turbina dhe motorëve elektrik. Shumica e vendeve tani përdorin njësinë watt si njësi për matjen e fuqisë.

Me implementimin e direktivës 80/181/EEC në Janar 2010 nga EU përdorimi i njësisë kuaj-fuqi lejohet vetëm si njësi ndihmëse shtesë.

Njësia kuaj-fuqi mekanike në sistemin imperial ka saktësisht 745.7 watt. Njësia kuaj-fuqi në sistemin metrik është 735.5 watt ose 98.6% e kuaj-fuqi imperiale mekanike.

Fuqia prej 1 kf tek motorët me djegie të brendshme është e barabartë me 0.745kw. /IndeksOnline/