17:07 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Si e imagjinon Barcelona ndeshjen e parë të Coutinhos në “Camp Nou”? (Video)

Philipe Coutinho pritet që sonte të debutoj me fanellën e Barcelonës në ndeshjen kundër Espanyol.

Klubi katalunas ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet ish-lojtari i Liverpoolit në lojën “PES 2018” duke shënuar një super gol nga gjuajtja e lirë.

“Ne kemi imagjinuar debutimin e Coutinhos në Camp Nou”, shkruhet në videon e publikuar.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Espanyolit do të zhvillohet sonte nga ora 21 e 30, e vlefshme për Copa del Rey./IndeksOnline/