21:18 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Si komentohet ftesa eventuale për Limajn dhe Ahmetin në Samitin e Parisit?

Ekipi negociator i kryesuar nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti ende nuk dihet se a do të jetë pjesë e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 1 korrik në Paris.  

Megjithatë, Nisma Social Demokrate mirëpret një ftesë nga Franca dhe Gjermania.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Bilall Sherifi ka thënë për “Indeksonline” se shkuarja e bashke kryesuesve varet nga formati qe do te caktohet për Samitin e Parisit.

“Nëse formati do te jete i tille ku përfshihen edhe bashke kryesuesit e delegacionit, sigurisht qe do te marre pjese edhe zoti Limaj”, ka thënë ai.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të jetë sërish nikoqir i një takimi të liderëve institucionalë dhe politikë të Kosovës.

Nesër, krerët e institucioneve – presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe anëtarët e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti –  do të jenë në zyrën e Kadri Veselit në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë takim do të flitet për diskutimet e zhvilluara në Samitin e Berlinit rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Veseli synon që të koordinojë të gjithë akterët institucionalë për fazat e ardhshme të sjelljes së Kosovës në raport me dialogun si dhe për përfaqësimin në Samitin e Parisit që do të mbahet në korrik.