13:32 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Si mund të shkaktojë kancer sëmundja e mishrave të dhëmbëve?

A është shëndeti oral edhe më i rëndësishëm sesa mendonim? Hulumtimet e reja nga Finlanda kanë vënë në dukje një lidhje të habitshme midis sëmundjes së mishrave të dhëmbëve dhe zhvillimit të disa llojeve të kancerit.

Shëndeti oral mund të jetë më i rëndësishëm në parandalimin e zhvillimit të kancerit sesa mendonim, transmeton Indeksonline.

Periodontiti, ose sëmundja e mishrave të dhëmbëve, karakterizohet nga inflamimi i indit që rrethon bazën e dhëmbëve, ose mishrat.

Në fazat e tij më të përparuara, periodontiti mund të çojë në shkatërrimin e mishit të dhëmbëve dhe madje të fillojë të sulmojë kockën që mban dhëmbët në vend.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), 47.2 për qind e të rriturve që janë mbi 30 vjeç në Shtetet e Bashkuara kanë disa lloj periodontiti. Me moshën, kjo normë rritet, kështu që 70.1 për qind e të rriturve të SHBA mbi 65 vjeç kanë këtë sëmundje./Indeksonline/