Si përfunduan gjashtë derbit e fundit mes Dritës dhe Gjilanit nën drejtimin e Nuzës
”Bilbili” kryesor për të drejtuar derbin lokal më të madh në vend ndërmjet Gjilanit dhe Dritës i është besuar Genc Nuzës.
Nuza do të shoqërohet nga dy asistentët e tjerë të FIFA-s, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërkohë Visar Kastrati do jetë gjyqtar i katërt.
Për Genc Nuzën kjo do të jetë hera e shtatë në karrierë që do ta drejtojë derbin ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, shkruan Sheshi.
Në gjashtë përballjet e tjera dy ekipet kanë marrë nga dy fitore secila, ndërkohë dy herë të tjera kanë luajtur me rezultat të barabartë.
Gjilani dhe Drita përballen të dielen me fillim nga ora 15:30.