09:17 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Si t’i bëni “screenshot” tregimin e dikujt në Instagram, pa e kuptuar askush

Instagram po teston një veçori të re që do të njoftojë përdoruesit kur dikush bën “screenshot” në tregimet e përkohshme të tyre.

Siç keni mundur ta vëreni, një tipar i ngjashëm ekziston tashmë edhe në Snapchat.

Sipas Techcrunch, përdoruesit e Instagram së shpejti do kenë mundësi të paralajmërohen kur dikush e kopjon tregimin e tyre të përkohshme,.

Në këtë mënyrë, ju do të njoftoheni  për këtë, duke u shfaqur një ikonë rrethore tek emri i personit në listën “seen by”. Shihni foton më poshtë.

 

Si të bëni një “screenshot” në Instagram pa e ditur

Për njerëzit që preferojnë të bëjnë në mënyrë të fshehtë këtë gjë, ka disa mënyra që të shmangni njoftimin e njerëzve se jeni duke ruajtur pamje nga tregimi i tyre.

Njësoj sic edhe mund të bëni në Snapchat, edhe në Instagram ju duhet ta vendosni pajisjen tuaj në “Flight mode” dhe pastaj të bëni “screenshot” atë fotografi që dëshironi.

Pas kësaj ju mund ta ktheni gjendjen e telefoni në normalitet, duke e hequr nga “Flight mode”./Indeksonline/