Sigal Prishtina e pandalshme në Superligë
Sigal Prishtina vazhdon me fitore në Superligën e Kosovës.
Prishtinasit fituan 110 me 64 kundër ekipit Borea, duke regjistruar 13 fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, shkruan IndeksOnline.
Meritori për fitore të kryeqytetaseve ishte Granit Rugova që realizoi 31 pikë, 5 kërcime dhe 3 asistime.
Prishtina prinë në tabelë me 13 fitore asnjë humbje, kurse Boeri në të fundit me bilanc 2-11./IndeksOnline/