22:31 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Sigal Prishtina në finale, e pret ky kundërshtar

Sigal Prishtina është kualifikuar në finale të IP Superligës së Kosovës.

Prishtina ka arritur fitoren e tretë radhazi në playoff kundër Golden Yllit, duke siguruar finalen, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja e sotshme u mbyll me rezultat 68-78, në të mirë të bardheklatërve.

Në finale skuadra e Prishtinës luan me Bashkimin e cila eliminoi mbrëmë Pejën./IndeksOnline/