20:20 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Sikur të mos mjaftonte turpërimi në ”El Clasico”, Realit i lëndohet edhe dy lojtarë

Pas humbjes shokuese në ”El Clasico” nga Barcelona, Real Madridi ka marrë edhe një lajm të keq pasi Marcelo dhe Mariano janë larguar nga ”Camp Nou” të lënduar.

Derisa braziliani pritet të rikuperohet deri në pushimin internacional, Maiano pritet të mungojë vetëm dy javë.

Marcelo ishte tashmë i lënduar pas ndeshjes me Sevillan, një problem muskulor, i cili iu shfaqë edhe dje, transmeton IndeksOnline.

30-vjeçari do të mungojë në ndeshjet ndaj UD Melilla, Real Valladolid, Viktoria Plzen dhe Celta Vigo.

Ky është lëndimi i dytë i Marcelos në muskul, gjë e cila i ka ndodhur edhe Jesus Vallejos, Gareth Bale dhe Dani Carvajalit.

Vallejo – i cili konsiderohet si qendër-mbrojtësi i katërt i ”Los Blancos”, nuk ka luajtur ende këtë sezon shkaku i disa lëndimeve./IndeksOnline/

Marcelo and Mariano.