09:56 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Silva flet për të ardhmen, e do kthimin në Milan?

Thiago Silva ka shprehur dashurinë e madhe që ka për Milanin.

Mbrojtësi i Paris Saint Germain ka folur për “La Gazzetta dello Sport” dhe ka bërë që tifozët e Milanit të ëndrrojnë për një kthim në “San Siro”.

“Milani është në zemrën time dhe do të jetë gjithmonë. Unë jam një tifoz i madh. Futbolli italian dhe europian ka nevojë për Milanin e vërtetë”, ka thënë Silva.

“Gattuso është një njeri i përsosur, i cili me punë mund të arrij gjithçka. A do të kthehesha në Milan? Nuk e di, është e vështirë të flasësh për të ardhmen. Por, në futboll kurrë mos thuaj kurrë. Cdo gjë është mundur”, shtoi braziliani.

33-vjeçari u largua nga Milani në vitin 2012. Ai zhvilloi afro 100 paraqitje me klubin italian para se të transferohej në PSG.

Te ekipi francez, Silva ka zhvilluar afro 160 paraqitje dhe ka shënuar 12 gola./IndeksOnline/