20:51 / E Diele, 08 Janar 2023 / C E

Silvinjo dhe Zabaleta e nisin me motive tradicionale aventurën te Shqipëria

Shqipëria do të njihet me trajnerin e saj të ri dhe stafin e tij këtë të hënë, në orën 11:00, në konferencë për shtyp të prezantimit, e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Sylvio Mendes Campos Júnior ose shkurt Sylvinho (I lindur më 12 prill 1974), një ish-futbollist brazilian, që kulmin e karrierë së tij e ka pasur te Barcelona në vitet 2005-2009, ka mbërritur këtë të diel në Rinas bashkë me ndihmësin e tij, argjentinasin Zabaleta.

Dyshja e stolit, që kanë si objektiv kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024, janë akomoduar në një hotel, ndërsa paraditen e nesërme, para nisjes së konferencës për shtypin, kanë një takim me drejtuesit e FSHF-së.

SuperSport ka siguruar një foto të trajnerit të ri të kuqezinjve të tij ndihmësit të tij, ku dallohet qartë nga sfondi që ndodhen në Shqipëri për të nisur një përvojë plot ambicie me Kombëtaren kuqezi.