12:29 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / A. M.

Simeone nënshkruan me Napolin

Napoli ka konfirmuar marrëveshjen me sulmuesin Giovanni Simeone nga Hellas Verona.

Klubi napolitan ka vazhduar me përforcime pas disa largimeve të mëdha si Lorenzo Insigne, Dries Mertens dhe Kalidou Koulibaly.

Argjentinasi Simeone, është transferimi i fundit në klub, pas një sezoni shumë të mirë tek ekipi i Veronës./IndeksOnline/