17:09 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Simeone: Tre lojtarë të Atleticos nuk flasin me mua pas eliminimit në Champions!

Diego Simeone ka deklaruar se tre lojtarë të skuadrës së tij nuk po i flasin që nga eliminimi në Champions.

Trajneri argjentinas ka thënë se futbolli e ka edhe anën e zhgënjimit dhe se duhet të harrohet humbja.

“Ne duhet të vazhdojmë të rritemi si klub. Iu kam thënë futbollistëve se duhet të jemi në të njëjtën linjë, të përmirësohemi dhe të harrojmë humbjen.

Mposhtja na shkakton dhimbje dhe hidhërim, por ne duhet të vazhdojmë të konkurrojmë tani në La Liga. Pas eliminimit tre futbollistë nuk më flasin në skuadër, por e kuptoj çdo zemërim të mundshëm” ka thënë Simeone./Indeksonline/