16:28 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Simeonen e shpëtoi instikti, e kishte parashikuar kartonin e kuq kundër Arsenalit

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ishte përgatitur që ndeshjen kundër Arsenalit ta zhvillonte me 10 futbollist.

Pas 10 minutave lojë, skuadra nga kryeqyteti spanjoll kishte mbetur me 10 futbollistë, pasi mbrojtësi kroat Sime Vrsaljko u ndëshkua me dy kartonë të verdhë.

Edhe për kundër disavantazhit numerik, trajneri i Atleticos kishte arritur që të mbajë rezultat pozitiv duke barazuar 1-1 në Emirates, shkruan indeksonline.

Mesfushori i Atleticos,Thomas Partey ka zbuluar se një ditë para ndeshjes trajneri  i ka trajnuar të luajnë me një futbollist më pak.

“Gjëja për Simeonin që shumë njerëz nuk e dinë është se instinktet e tij janë gjithmonë të drejta”.

“Ne u trajnuam të luajmë 10 kundrejt 11 një ditë para ndeshjes dhe ai vazhdonte të na thoshte se ne mund të përfundonim një futbollist më pak  dhe ndodhi më herët se sa pritej”.

“Ndihem kaq i privilegjuar që po trajnohem nga një trajner i tillë për disa kohë tani mediat gjithmonë flasin se sa mirë paguhen lojtarët dhe si jetojmë një jetë luksoze, por për ata që më njohin unë vazhdoj të them se çdo lojtar do të përmirësohet si unë nëse ata trajnohen nga ai”.

Ndeshja kthyese në Ëanda Metropolitano do të luhet të ejtën dhe Atletico mund të kualifikohet edhe me rezultat 0-0. /IndeksOnline/