17:18 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Simulohet një aksident ajror, aeroporti “Adem Jashari” i përgatitur për çdo fatkeqësi

Në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë sot është simuluar një aksident ajror në kuadër të një ushtrimi gjithëpërfshirës.

Në mënyrë të inskenuar mbi pesëdhjetë persona janë lënduar pas rrëzimit të një aeroplani dhe të gjitha ata kanë marrë trajtimin e duhur nga organet përgjegjëse.

Drejtori i Operimeve të Aeroportit, Adem Gashi u shpreh se qëllimi i këtyre ushtrimeve është që t’i testojnë kapacitet e aerportit sa janë në gjendje t’i përballojnë rastet e mundshme të fatkeqësive që mund të ndodhin dhe t’i shpëtojnë njerëzit.

 “Qëllimi i këtyre ushtrimeve është që vërtetë t’i shohim dhe t’i testojmë kapacitetet tona edhe si aeroport, por edhe si shtet që në raste të fatkeqësisë të japim maksimumin që të shpëtojmë jetë të njerëzve dhe t’i minimizojmë dëmet në njerëz si dhe në të mira materiale. Prandaj, ushtrimi ka filluar me kohë,  janë të gjithë skenarët të përfshirë evakuimi i pasagjerëve, arritja e gjitha agjencive shtetërore, transferimi i të lënduarve nga pika e aeroportit tek spitalet, etj”, tha ai.

Drejtori Gashi tha se aerporti “Adem Jashari” është i sigurt dhe i përmbushin gjitha standardet.

“Ne jemi aeroport i përgatitur në bazë të standardeve të IKO-së aneksit 14 për kategorinë e aeroportit. Ne kemi numër të mjaftueshëm të pajisjeve të njerëzve, si dhe të procedurave të tjera të cilat mundësojnë që të mbërrijmë në vendin e aksidentit. Do të thotë që jemi të sigurt dhe i përmbushim standardeve për kategorinë të cilën e kemi”, u shpreh ai.

Ky ushtrim gjithëpërfshirës ndodhë çdo dy vjet  në aeroportin, “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në të marrin pjesë Policia, FSK, zjarrfikësit, Agjencia e Emergjencave, etj.