18:26 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Sinan Vllasaliu dhe Albina Kelmendi sjellin këngën ‘Dënim’

Këngëtari i mirënjohur, Sinan Vllasaliu ka bashkuar forcat me këngëtaren e re, Albina Kelmendi për të sjellur një projekt të ri.

Kohë më parë dyshja kishin paralajmëruar këngën e re e cila titullohet ‘Dënim’, shkruan Indeksonline.

Dueti i tyre tashmë gjendet në Youtube, ndërsa, video është sjellur nga xhirimet e vitit të ri.

Kjo këngë padyshim pritet të pëlqehet nga adhuruesit e dy këngëtarëve./IndeksOnline/