07:21 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Sindikata e punëtorëve dhe bordi i Telekomit dalin para Komisionit Hetimor

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Me këtë rast, do të bëhet dëgjimi i sindikatës se punëtoreve dhe raportimi i Bordit dhe Menaxhmentit të Telekomit në lidhje me gjendjen në Telekomin e Kosovës.

Mbledhja e këtij Komisioni Hetimor Parlamentar do të mbahet në Kuvendin e Kosovës në ora 10:00.