11:20 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Sindikata e ushtrisë serbe ka një porosi për Ministrin e Mbrojtjes, Vulin

“Uniforma e zezë është për “Counter strike”, nëse veshë uniformë, veshe uniformën e ushtrisë!”

Sindikata e ushtrisë serbe ka një porosi për ministrin serb të mbrojtjes Vulin

Sindikata e ushtrisë serbe i ka dërguar një letër të hapur ministrit serb të mbrojtjes Aleksandar Vulin në të cilën apelon që të mos mbajë më uniformën e zezë me prejardhje të panjohur kur i viziton njësitet ushtarake sepse me të e turpëron uniformën serbe.

“Në ushtrimet ushtarake në Livadhet e Pasulit” u vërejt se përsëri e kishit veshur një uniformë të zezë, me prejardhje dhe qëllim të panjohur, të cilën ushtria serbe e as ligjet e këtij vendi nuk e njohin. Aman, mjaftë e turpëruat uniformën serbe!”, pretendohet në kumtesë.

Në letër shkruan se “deri diku mund të kuptohet shërimi i kompleksit adoleshent të krijuar te ata të cilët nuk e kanë shërbyer ushtrinë”, nëpër përpjekje që ushtrinë serbe ta shndërrojë në organizatë ideopolitike partiake.

Sremska Mitrovica, 11.januara 2018. – Ministar odbrane Aleksandar Vulin obisao je radove na izgradnji hangara u kasarni “Bosko Pavkovljevic Pinki” u Sremskoj Mitrovici i tom prilikom naglasio da je ovogodisnji cilj ministarstva da kompletna vojna mehanizacija bude pokrivena. FOTO TANJUG/ JAROSLAV PAP/ bk

“Mirëpo, në momentin aktual gjeopolitik, kur terroristët shqiptar në Kosovë po na i arrestojnë, shutojnë dhe po i tërheqin zvarrë nëpër rrugë burrështetasit serb, veshja aventuriere e uniformës së zezë para kreut shtetërorë është mesazh i cili po i sjellë dëm të madhe autoritetit të shtetit serb dhe interesave nacionale. Uniforma me ngjyrë të zezë kanë mbajtur divizionet SS, dhe fashistët italian gjatë Luftës së Dytë botërore”, pretendohet në letër.

Sindikata e ushtrisë serbe ka vlerësuar se uniforma e zezë është i zakonshme nëpër lojëra “Conuter strike” (lojë kompjuterike) dhe se Vulin me veshjen e saj po i njollosë të gjithë ata të cilët nesër do ta mbrojnë Serbinë me jetët e tyre.

“Apelojmë në Ju që ta mbani uniformën e ushtrisë serbe, ajo e cila është legale, dhe kështu t’i respektoni ligjet e këtij vendi dhe të mos na turpëroni më”, pretendohet në kumtesën e sindikatave të Ushtrisë së Serbisë.