14:24 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

Situata politike në Kosovë, Avdullah Hoti përmend dy opsionet e vetme

Ish zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se partitë politike duhet t’i përgjigjen thirrjes së presidentit për konsultime në kohën kur vendin është me qeveri në detyrë. Sipas Hotit, partitë politike aktualisht kanë  vetëm dy opsione, ose nga shumica parlamentare të formohet qeveria e re ose të caktohet data e zgjedhjeve.

“Partitë politike në këto konsultime duhet të vendosin për njërin nga këto dy opsione.E para, nëse ka vullnet për të formuar një shumicë të re parlamentare, atëherë Kuvendit i propozohet përbërja e Qeverisë së re nga partitë politike që e përbëjnë këtë shumicë parlamentare. E dyta, nëse nuk ka vullnet për të formuar një shumicë të tillë parlamentare, atëherë partitë dakordohen për datën e zgjedhjeve, e cilat duhet të jetë në një kohë të përshtatshme pas tejkalimit të kësaj situate”, ka shkruar Hoti në rrjetin social facebook.

Ky është postimi i plotë i tij: