18:40 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Situatë e qetë në Mitrovicë, policia kërkon të mbahet gjendja nën kontroll

Nehat Thaqi, drejtor i rajonit për jugun e Mitrovicës, ka thënë për KosovaPress se situata është e qetë dhe çfarëdo që të ndodhë policia është në gjendje ta mbajë këtë situatë nën kontroll.

Ndërsa kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka apeluar te qytetarët të jenë të qetë që të mos dalin tek ura dhe të tubohen dhe t’ia besojnë situatën Policisë së Kosovës, e cila është duke kryer punën e vet në mënyrë shumë profesionale.

Në veri të Mitrovicës ka qindra serbë të tubuar, ndërsa alarmi vazhdon pandërprerë të dëgjohet. Më herët janë dëgjuar të shtëna armësh.