21:27 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Situatë tensionuese te Ballkani, klubi pezullon tre futbollistë

Situata te Ballkani sa vjen e keqësohet. Mungesës së rezultateve dhe ‘rebelimit’ të tifozëve për ndryshime në kryesi, së fundmi i është shtuar edhe përjashtimi i tre futbollistëve.

Qëndrim Sejdiu, Liridon Kukaj dhe Berat Hyseni janë përjashtuar nga klubi për shkak të paraqitjeve të dobëta, sidomos në duelin e fundit ndaj Dritës.

Fillimisht drejtuesit e klubit kanë suspenduar tre lojtarët, të cilët nuk e kanë pritur këtë vendim dhe e kanë kundërshtuar e më pas ka ardhur edhe përjashtimi.

Fotografia e FC Ballkani

Gazetasheshi.com merr vesh se nuk do ketë kthim prapa dhe se tre futbollistët tashmë mund të quhen një ish për Ballkanin.

Ndryshe, Ballkani në mesjavë pësoi debakël nga Drita me rezultat 6:1. Pas dhjetë xhirove, skuadra therandase ka nëntë pikë dhe është në vendin e parafundit.

Fotografia e FC Ballkani

Fotografia e FC Ballkani