14:47 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

S`ka borë për Vitin e Ri, nesër dita më e nxehtë e javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se gjatë ditëve të para të janarit do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat vende-vende do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, kurse në vise të larta reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-10 gradë Celsius.

Dita e hënë ( 1 janar 2018) parashihet të jetë më e nxehta, kurse  e enjëta më e ftohta,. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja  me shpejtësi 1-7m/s./Indeksonline/

Temat: