13:57 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Besar Halimi ia dedikon Fadil Vokrrit fitoren ndaj Ishujve Faroe

Kombëtarja e Kosovës i përfundoi dy ndeshjet e parë me rezultat pozitiv kompeticionin më të ri të UEFA-s, Liga e Kombeve.

Në ndeshjen e parë, Kosova barazoi pa gola me Azerbajxhanin në Baku, ndërsa në pjesën e dytë, Kosova mposhti Ishujt Faroe, 2-0 në stadiumin, ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Lidhur me këtë fitore, tani ka shkruar edhe mesfushori i Kosovës, Besar Halimi, transmeton IndeksOnline.

Halimi ia ka dedikuar këtë fitore presidentit të ndjerë të FFK-së, Fadil Vokrrit.

”Fitore e madhe para tifozëve tanë për presidentin Vokrri. Do të mundohemi t’iu gëzojmë gjithmonë”, shkroi Halimi në Facebook.

Kujtojmë se në fitoren, 2-0 ndaj Ishujve Faroe, Halimi nuk startoi nga minuta e parë, por u inkuadrua në pjesën e dytë./IndeksOnline/