09:46 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Skandal në FIFA: Messi dhe bashkëlojtarët u paguan 200,000 $ për një miqësore

Alejandro Burzaco ,Ish-shefi i kompanisë së komunikimeve sportive nga Argjentina “Torneos y Competencias”, ka pranuar se ai ka paguar Leo Messin dhe bashkëlojtarët e tij për të luajtur një ndeshje miqësore me Argjentinën.

Ai ka pohuar se paratë iu drejtuan Messit, yllit kryesor të ekipit, i cili i ndau me lojtarët tjerë të skuadrës.

“Po, ai (Messi) dhe të tjerët u paguan në vlerë 200.000 dollarë për t’u siguruar se ata do të luanin”, ka theksuar Burzaco kur u pyet nëse ish-kompania e tij e kishte paguar yllin argjentinas për miqësoren. Ai nuk ka zbuluar emra tjerë përveç atij të Messit.

Gazeta argjentinase e ka postuar transkriptin e komenteve të Burzacos.

P: Kush është presidenti i Argjentinës?

B: Mauricio Macri.

P: Kush është Lionel Messi?

B: Lojtari më i mirë në botë.

P: A i ka paguar ndonjë gjë kompania juaj Messit?

B: Po, atij dhe lojtarëve tjerë. Pagesa ishte në vlerë 200.000 euro për t’u siguruar se ata do të luanin. /IndeksOnline/