75 Mall Live Search
19:31 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Skandal në futbollin kosovar, tifozët sulmojnë gjyqtarin

Është rikthyer dhuna në futbollin e Kosovës dhe atë në një ndeshje të dy skuadrave të njohura.

Një incident ka ndodhur në ndeshjen e Ligës së parë në mes të Bashkimit të Koretinit dhe Besës.

Në një video të siguruar nga Blic tifozët e skuadrës vendase kanë sulmuar gjyqtarin Bajram Gashi dhe kolegët e tij, Bekim Rama dhe Orhan Krasniqi.

Ndeshja mes dy ish-skuadrave të Superligës përfundoi në barazim 2-2. /IndeksOnline/

Temat: