08:39 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Skandaloze/ Hajgare me vdekjen e Sala, policia arreston dy tifozë

Në ndeshjen e javës së 26-të të Premier Ligës angleze, Southampton – Cardiff, dy tifozë të Southamptonit janë parë duke bërë me duar figurën e aeroplanit, në drejtim të tifozëve të Cardiffit si shkas i vdekjes së argjentinasit Emiliano Sala.

Policia menjëherë ka ndërrmarrë masa duke arrestuar tifozët në fjalë. Pritet që masa edhe më të rrepta të merr Southamptoni për t’ua mbyllur gjithmonë dyert e stadiumit.

Trupi i Sala u gjend i vdekur të mërkuren pas kërkimeve 2 javore në detë.

Ai ishte duke udhëtuar nga Nantes drejt Cardiffit për të kompletuar transferimin 15 milionë stërlina, më të shtrenjtin ndonjëherë në histori të Cardiffit. /Indeksonline/