16:46 / E Premte, 01 Maj 2020 / indeksADMonline

Skuadrat angleze pajtohen ta vazhdojnë kampionatin

Një takim katër orësh mes skuadrave të Premier Ligës është mbajtur pak çaste më parë.

Në këtë takim skuadrat janë pajtuar që Premier Ligë të rikthehn dhe ndeshjet të luhen pa tifoz, transmeton IndeksOnline.

Këtë vendim drejtuesit e Premier Ligës do t’ia paraqesin qeverisë britaneze për miratim.

Kujtojmë që drejtuesit e ligës po synojnë që më 18 maj të gjitha skuadrat të rikthehen në stërvitje, ndërsa sezoni të rinis më 8 qershor./IndeksOnline/