Skuadra e Ballkanit tregon emrat e këngëtarëve që do të marrin pjesë në koncertin e të dieles

Të dielen do të ketë fest në qytetin e Suharekës.
Skuadra e Ballkanit e cila ka arritur të mbrojë titullin e Kampionit të Kosovës në futboll, do të mbajë një koncertë për ta festuar titullin e dytë radhazi, shkruan IndeksOnline.
Koncerti do të mbahet ditën e diel në sheshin e qytetit të Suharekës, më fillim nga ora 20:00, ku do të marrin pjesë këngëtarët si Shkurte Fejza, Ledri, Bardhi, Jehona Lumi dhe Majlinda Cikaqi.
Në koncert do të marrin pjesë edhe Dj Money e Dj Beats si dhe Ansamlbli Shota./IndeksOnline/