20:28 / E Diele, 08 Prill 2018 / indeksADMonline

Skuadra e Ligës së Parë ankohet për gjyqtarin “skandaloz”

Kika dhe Ferizaji barazuan pa gola në ndeshjen e xhiros së 24-të të Ligës së Parë të Kosovës.

Skuadra nga Hogoshti i Kamenicës po ankohet se gjyqtari i kësaj ndeshje, Bajram Gashi ka referuar kundër tyre, ku përveç se i largoi dy futbollist nga loja, dha edhe 12 minuta shtesë.

“Gjyqtari Bajram Gashi sinjalizon 12 minuta loje shtese me qellimin e vetem qe te dhuroj fitoren ekipit te Ferizajit gjithashtu vlen te ceket se largoj nga loja 2 futbollist te klubit tone me karton te kuq”, shkruhet në njoftimin e KF Kika.

Kujtojmë se gjyqtari Bajram Gashi ka qenë i dënuar nga FFK për skandalin e publikuar në IndeksOnline vitin e kaluar, ku vetë gjyqtari kishte pohuar se i kishte bërë favore Dritës në ndeshjen kundër Prishtinës. /IndeksOnline/