10:14 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Skuadra e madhe italiane pas Elseid Hysajt, e kërkon që në janar

Elseid Hysaj e ka humbur vendin e titullarit që kurë në krye të Napolit erdhi Carlo Ancelotti.

Mbrojtësi shqiptar nuk është më zgjedhja e parë e teknikut italian, shkruan Indeksonline.

Ai ka tentuar të largohej gjatë verës nga Napoli, por nuk gjeti një skuadër të denjë për të.

Por Hysaj ka përfunduar në radarin e Romës dhe mund t’i bashkohet që në janar.

Napoli ka kërkuar 20 milionë euro deri tashti, por romakët pretendojnë ta ulin këtë shifër në 10 milionë euro.

Ndryshe, kontrata e Hysajt me Napolin përfundon në verën e vitit 2021. /IndeksOnline/