12:37 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Skuadra e Maltës arrinë në Prishtinë para ndeshjes së nesërme

Para ndeshjes së nesërme, skuadra e Maltës ka arritur në qytetin e Prishtinës.

Malta është kundërshtarja e radhës e Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Tashmë, skuadra e Ray Farrugias tashmë është akomoduar në njërin prej hoteleve më të mira në kryeqytet, transmeton IndeksOnline.

Në pasditën e sotme, maltezët priten ta zhvillojnë një seancë përgatitore në stadiumin, ”Fadil Vokrri”.

Në dhjetë ndeshjet e fundit, Malta ka pësuar shtatë humbje, andaj Kosova është favorit nesër.

Përndryshe, Kosova është e para në grupin përkatës me një barazim dhe një fitore./IndeksOnline/

Temat: